Festa e 8 Marsit të vitit 2025, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ishte e veçantë për një grua të madhe shqiptare, për Nënë Stanën, për Nënën e UÇK-së! Heroina e gjallë, Nëna Stanë Gashi, për herë të parë pas përfundimit të luftës së UÇK-së, është ftuar nga një institucion shtetëror e nga një personalitet siç është Kryetari i Gjilanit Për herë të parë, pas 26 viteve, Nënë Stana, ftohet zyrtarisht nga Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, në festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas! Nënë madhja e UÇK-së, Stana Gashi, Nëna shqiptare katolike, ka pritur 26 vite, që të vinte dita kur Ajo do të ftohej në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2025! Për herë të parë Nënë Stana, ashtu e thjeshtë dhe fjalpake siç është, takohet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me gratë të cilat janë me kontribute të ndryshme në luftën për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese! Urime 8 Marsin Nëna Stana, Nëna e UÇK-së! Urime 8 Marsin,të gjitha Nënave, grave dhe vajzave të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit! Nderim për Nënat tona që janë të paharruara! Ismet Sylejmani, Prishtinë, 8 Mars 2025!