Nisën punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së Cerbelit në fshatin Gjylekar
Kanë filluar punimet për rregullimin dhe asfaltimin e Rrugës së Cërrnelit në fshatin Skifteraj të Vitisë. Kjo rrugë, e cila lidh rrugën kryesore të fshatit Skifteraj, me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti, ka një gjatësi mbi 1 km e gjysme.
Banorët e fshatit Gjylekar, e mirëpritën këtë projekt, meqë pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë vizituar punimet në rregullimin e kësaj rruge dhe kanë takuar banorët.
Me këtë rast, Haliti tha se po realizojmë edhe një projekt shumë të rëndësishëm, që ka qenë nevojë e banorëve të këtushëm.
“Pos që do të kenë qasje bujqit në tokat e tyre, kjo rrugë do të jetë një arterie lidhëse edhe me rrugën alternative që e kemi përfunduar dy vite më parë që lidh fshatin Gjylekar me Mogillën dhe qytetin e Vitisë. Ky projekt është vazhdimësi e projekteve të tjera në kuadër të rregullimit të rrugëve rurale dhe që lidhin lokalitetet, për një qarkullim më të lehtë të banorëve”, tha Haliti. Aziz Zuka