Viti

Nisi  manifestimi Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”

Sot në Viti me nje defilim të pjesmarrësve është hapur edicioni i 23-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2024” qe mbehet ne nderim te dehmorit te kombit Njazi Azemi” komndant “Mjekrra” ngaa Mogilla.

Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e zv.kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bashkarisht me  babain e  dëshmorit  Ramush Azemi, përfaqësues të UÇPMB-së dhe OVL-UÇK-së në Viti.

Në fjalën e rastit, zy.kryetari i komunës Hasan Aliu, theksoi se “manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant “Mjekrra”, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë. “Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, nderojnë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë që ne sot po e gëzojmë

Kjo ngjarje, që sonte po dëshmon madhështinë që do ta ketë manifestimi i sivjetmë, sikur edhe në 23 vitet e kaluar” , u shpreh zv. kryetari Aliu. Ai gjithashtu theksoj se me prezencën në këto ngjarje po nderohen edhe vepra e komandantit Nijazi Azemi por edhe të dëshmorëve në gjithë shqiptarinë .

Ndërsa në emër të OVL të UÇK-së, foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari. Agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive të “Flakadanit të Karadakut 2024” e prezantoi drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti.

Më pas, nisi dita e parë e festivalit të ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike ku do të marrin pjesë këto grupe: AKV “Kemajl Azizi”- Viti, SHKA “Drenica”- Skenderaj, SHKA “Zëri i Luginës”- Lugina e Preshevës, si dhe AKV “ Bajram Curri”- Prishtinë.

E në program, nesër në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti do të mbahen garat rajonale të recituesve të shkollave të mesme. Po ashtu, në orën 15:00 në sallën e koncerteve do të mbahet edhe dita e dytë e festivalit.Aziz Zuka

You Might Also Like