Libri

Një libër i veçantë për një njeri të veçantë

Izeir Hyda
Dje, më, 22.10.2022, në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit u përurua libri ‘Rabit Rexhepi – Gjurmë jete’ të bashkëautorëve Nuhi Rexhepi e Xhafer Xhaferi, i redaktuar nga Fehmi Rexhepi me recensentë Shefik Haliti e Memli Kraniqi, me lektor Nazmije Xhaferi Hasani.
Në përurimin e këtij libri morën pjesë familjarë, pogragjas, miq e personalitete të shquara të jetës kulturore të qytetit të Gjilanit.
Për librin referuan recensentët Shefik Haliti e Memli Krasniqi dhe njëri nga bashkëautorët e librit Xhafer Xhaferi.
Tubimin e përshëndetën Mehmet Halimi, Ibrahim Kadriu, Bejtullah Tahiri, Sabri Tahiri dhe Emrush Qamili.
Fatmir Rexhepi i cili në fjalën përmbyllëse falënderoi të pranishmit dhe në emër të familjarëve dhe kompanisë ‘ENRAD’ (e cila edhe e financoi botimin e këtij libri) na ftoi për një drekë.
Libri ka pesë pjesë:
-Pjesa e parë- Familja Rexhepi;
-Pjesa e dytë- Rabit Sh. Rexhepi;
-Pjesa e tretë- Të tjerët për Rabit Rexhepin (Kujtime);
-Pjesa e katërt- Opinione, fjalë rasti e kujtime të Rabit Rexhepit;
-Pjesa e pestë- Foto dëshmi
Në këtë libër nga bashkëautorët, në mënyrë brilante e të plotë pasqyrohet kontributi i Rabit Rexhrpit, që tërë jetën ia kushtoi arsimit, kulturës, forcimit të shkollës shqipe dhe emancipimit nacional e social.
Të gjithë ne, që ishim të pranishëm, në përurimin e këtij libri, duke dëgjuar fjalët për Rabit Rexhepin – kolosin e Pogragjës, Gjilanit, Anamoravës e më gjërë kishim vetëm një dëshirë – të bëhemi, së paku, një e njëqinda pjesë e këtij njeriu të madh.

You Might Also Like