Teatër

“Një natë në hotel”, shfaqje që u dha sonte para publikut Gjilanas për festen e pavarësisë

Teatri i Qytetit të Gjilanit, sonte ka dhënë shfaqjen “Një natë në hotel” me tekst të Muharrem Shahiqit, i rishkruar nga Agush Mulliqi dhe me regji të Bashkim Ramadanit, në kuadër të agjendës së gjatë të Komunës së Gjilanit për të shënuar 10-të vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sporti, Arti Pamorë, Arti Skenik dhe aktivitete të tjera të institucioneve të arsimit, ishin pjesë e agjendës së ngjeshur të Komunës së Gjilanit për ta bërë sa më madhështore festën e shtetit të Kosovës.

Që nga fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët pa dallime kanë qenë pjesë e aktiviteteve të sotme që kishin të përbashkët festën e pavarësisë.

Ndërsa, në ditën e nesërme, pikërisht më 17 shkurt 2018 agjenda e Komunës së Gjilanit, nis në orën 10:00, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet, pastaj në ora 11:30 do të bëhet zbulimi pllakës në Këshillin e Bashkësisë Islame në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë ky institucion në vitet ’90 për çështjen kombëtare, në ora 13:00 mbahet koncert për fëmijë, ora 14:00 mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, ora 15:00 muzikë festive para Teatrit të Qytetit dhe ora 18:00, koncerti i Pavarësisë.

You Might Also Like