Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, priti në takim Kryesinë e re të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të udhëhequr nga Kryetarja, Verda Isufi.
Gjatë takimit, fëmijët parashtruan pyetje të rëndësishme rreth cilësisë së arsimit , kushteve infrastrukturore në shkolla , trajnimeve për avancimin e nxënësve dhe mësimdhënësve , si dhe çështje të tjera me rëndësi për arsimin.
Drejtori u përgjigj me përkushtim dhe gatishmëri për të mbështetur zërin e fëmijëve në përmirësimin e arsimit në Komunën e Gjilanit .