Gjilan

Nuhiu: Komuna e Gjilanit, kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë

Drejtoria e Arsimit po mbështet projektin “Math 4 Talent,” i hartuar nga Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit, nga i cili po përfitojnë rreth 50 nxënës nga shkollat e Komunës së Gjilanit.
Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tregoi se 16 nxënës të klasave të 7-ta, 16 nxënës të klasave të 8-ta dhe 17 nxënës të klasave të 9-ta do të ndjekin trajnimet në lëndën “Matematika e Olimpiadave” për gjatë 5 fundjavëve të ardhshme, pasi me sukses kanë kaluar testimin.
“Komuna e Gjilanit, është e para në nivel republike që, përmes mbështetjes së aktiviteteve të tilla, kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e nxënësve të talentuar në matematikë”, tha drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu.

You Might Also Like