Gjilan

Nuk ka rrymë e nuk ka as qirinj

Terri ka mbuluar Gjilanin këtë të mërkurë e bashkë me mungesën janë shtuar edhe kërkesat për qirinj. Ky ndriçues, të cilit edhe poeti i madh shqiptar Naim Frashëri i kishte kushtuar poezi nuk mund të gjendet në supermarketet e mëdha në Gjilan.  Kur hynë në to dhe konsumatori i kërkon nëpër rafte ata nuk mund t’i gjejë askund e kur konsumatori i drejtohet ndonjërës nga punëtoret që punojnë nëpër sektorë, përgjigja është e njëjta, “kërkoni diku nëpër shitoret e vogla, ngase te ne kaherë nuk ka”.

Ky artikull, që menjëherë pas luftës në Kosovë kishte qenë shumë i kërkuar, me stabilizimin e furnizimit me energji elektrike për një kohë të gjatë nuk ishte përdorur nga qytetarët, andaj edhe nuk kishte pasur kërkesa për të.

Në Gjilan, mungesa e rrymës i “ka zënë në gjumë” edhe pronarët e lokaleve, të cilët nuk i kanë sjellë as gjeneratorët, andaj edhe shumë pak dëgjohet zhurma e tyre, por nga nesër pritet të jetë krejt ndryshe. As kafiteritë nuk kanë marrë pamjen romantike me qirinj, por ato këtë të mërkurë i ndriçonin konsumatorët me dritat e telefonave.

Për sonte, në një shitore të vogël gjetëm ca qirinj, katër copë një euro, por çka do të sjell e nesërmja….

Kryelajmi.com

You Might Also Like