Gjilan

Nxënës e këshilltarë komunalë diskutuan për eskursionin

DUHET ORGANIZIM, JO ANULIM!
Me këtë moto maturantët e Gjilanit i filluan fjalimet e tyre në Kuvendin e Komunës së Gjilanit gjatë mbledhjes me anëtarët e Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kjo gjeneratë nuk e kanë mbajtur as semi-maturën për shkak të masave kundër virusit Covid!
Me iniciativë të KNGJ-së (Këshillit të Nxënësve të Gjilanit) për të paraqitur kërkesat e tyre në Kuvendin e Komunës, kemi mbajtur mbledhje në Komitetin për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kryetari i KNGJ-së Art Shkodra në emër të nxënësve të klasëve të XII-ta shprehu kundërshtimin për vendimin e paligjshëm të kryetarit të komunës Alban Hyseni për anulimin e organizimit të ekskurzionit!
Disa nga faktet e paraqitura në mbledhje;
1. Vendimi për anulimin e ekskurzionit është në kundërshtim me udhëzimin administrativ 2/2016.
2. Për këtë vendim nuk janë konsultuar fare prindërit që kanë fëmijët e tyre maturantë.
3. Për këtë vendim nuk janë konsultuar fare nxënësit dhe përfaqësuesit e tyre në KNGJ.
4. Për këtë vendim nuk ka pasur asnjë diskutim përmbajtësor dhe profesional nga institucionet në nivelin lokal.
Duke pasur parasyshë rrethanat, ne anëtarët e komitetit për KRS;
Gentrit Murseli, Gresa Avdiu dhe Shkodran Shkodra kërkojmë që në seancën e rregullt të kuvendit të komunës së Gjilanit të diskutohet lidhur me vendimin për anulimin e ekskurzioneve jashtë vendit.
Gjithashtu kërkojmë që anëtarët e kuvendit t’i paraqesin rekomandim kryetarit të komunës që ;
1. Të formohet një Komision për mbikqyrjen e organizimit të ekskurzionit për maturantët.
2. Të anulohet vendimi për ndalimin e organizimit të ekskurzioneve jashtë shtetit.

You Might Also Like