Teatër

“Babai dhe babai”, shfaqja më e mirë e Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”

Shfaqja “Babai dhe babai”, e cila në thelb trajton fatin e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë është përzgjedhur shfaqja më e mirë e Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”.

Me tekst të Jeton Nezirajt, regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë Kushtrim Koliqi, kurse në të janë paraqitur aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti, Kosovare Krasniqi. Kjo shfaqje ka marrë edhe çmimin për tekstin më të mirë, i cili i ka takuar Jeton Nezirajt.

Ndryshe, çmimet tjera që janë ndarë në kuadër të “Talia e Flakës 2023” ishin: Erson Zymberi, regjia më e mirë në shfaqjen “Burrneshat”,  Adem Karaga, aktori më i mirë, që luajti në shfaqjen “Nyjat”, Shfaqja më inovative teatrore “Fausti” dhe Shfaqja më e mirë e Festivalit të Dramës Shqipe u shpall shfaqja “Babai dhe babai”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like