Gjilan

Pastrohen mbi tre kilometra të shtratit të lumit në Malishevë  

Gjilan, 14 mars / Në Gjilan po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, me qëllim të shmangies së vërshimeve të mundshme.

Kryetari i Komunës Alban Hyseni,  ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit Malisheva.

Hyseni tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit.

“Po vazhdojmë me  pastrimin  e shtretërve të lumenjve, me qëllim për të shmangur vërshimet”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari shoqërohej edhe nga drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani.

You Might Also Like