Qeveria e Kosovës bënë hajgare me Alban Hysenin, e shpërfaqin si një analfabet në krye të qeverisjes komunale
Pas kërkesës së kryetarit të Gjilanit për shpërbërjen e Kuvendit Komunal, MAPL dhe qeveria e Kosovës po qeshin me analfabetizmin e treguar nga ana e kryetarit të Gjilanit, i cili ka menduar se ka të drejtë juridike dhe fuqi politike për ta quar komunën në zgjedhje të reja për Kuvend Komunal.
Në përgjigjen e MAPL dërguar Alban Hysenit, atij i është këshilluar dhe rekomanduar se si duhet të veproj tutje si kryetar i Gjilanit deri në miratimin e buxhetit komunale 2025. Që i bie se MAPL e ka kthyer në pikën zero procedurën e propozim buxhetit, duke filluar nga dëgjimet publike që duhet të organizohen nga ana e Kuvendit Komunal (KPF) dhe të merren parasysh propozimet për plotësim dhe ndryshim të planifikimit buxhetor.
Sipas informacioneve të PDK-së e që janë të konfirmuara, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) në përgjigjen e saj, ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka shkelur procedurat ligjore dhe nuk i ka respektuar afatet e përcaktuara për miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025.
Partia Demokratike e Kosovës me kohë ka konstatuar se kryetari i Gjilanit ka bërë shkelje të vazhdueshme të procedurave ligjore, në planifikim dhe shpenzim të buxhetit komunal.
Por ky kryetar komune është i paaftë me vazhdu tutje me udhëheqë me Gjilanin dhe ne si PDK kërkojmë që ditë e më parë, ai ta ofrojë dorëheqjen e tij.