Gjilan

PDK: Gjilani po i humbë edhe 9 milionë euro buxhet për projektin e qarkores së re të qytetit

 
Më 16 janar 2024 komuna e Gjilanit ka nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit të qarkores së re të qytetit, në vlerë prej 27 milion euro.
Buxhet i ndarë për 2024 janë 9 milion euro, 6 milion euro nga ministria e infrastrukturës dhe 3 milion euro nga buxheti komunal.
Zotimi publik i kësaj qeverisje të dështuar ka qenë se dy pjesët e kësaj qarkore do të ndërtohen në këtë vit.
Mirëpo deri më sot asnjë veprim nuk është bërë, as procedurat e tenderimit nuk janë zhvilluar, e lëre më kontraktimi apo nisja e punimeve.
Komuna e Gjilanit po bohet horë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, po tregon paaftësi totale me qeverisjen e saj komunale të udhëhequr nga dështakët e organizatës së VV-së.
Gjilani meriton më mirë, jo degradimin por zhvillimin.

You Might Also Like