Viti

PDK: QEVERISJEN HALITI E ZË BORA NË BEFASI NË MES TË DIMRIT

Partia Demokratike e Kosovës  Dega në Viti akuzon Qevrinë komunale për neglizhencë

 

 

 

QEVERISJEN HALITI E ZË BORA NË BEFASI NË MES TË DIMRIT

 

 

 

Qytetarë të shumtë nga fshati Debëlldeh dhe disa fshatra tjera kodrinore-malore, kanë ngritur reagimet e tyre për neglizhencën e institucioneve komunale në Viti, rreth mirmbajtjes së rrugëve dhe rrezikut në lëvizjen e tyre të lirë.

 

Edhe pse komuna e Vitisë, ka ndarë dhjetëra mijëra euro për mirmbajtjen e rrugëve, ato janë lënë në mëshirën e fatit dhe po vazhdojn të paraqesin rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e Vitisë.

 

Dikush duhet të japë llogari për keqpërdorimin pa fije turpi të parasë publike të qytetarit të Vitisë? Papërgjegjësia dhe keqpërdorimi i parasë publike nga qeverisja Haliti ka arritur në nivel shqetësues! Thuhet ndër të tjera  në reagimin e Deges së PDK-së në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like