Libri

U përurua libri “Pëshpëritja botës ëndrrat” i autores Alisa Bekteshi

Miq të nderuar, sot hapa një kapitull të ri të suksesit tim.

Nuk mund ta përshkruaj emocionin të cilin e kam kur pashë njerëzit që kisha afër vetes në këtë ditë kaq të rëndësishme për mua. Përkrahja juaj e vazhdueshme më ka bërë që sot të dal para jush duke e bërë hapin e parë si autore e re e letërsisë shqipe.
“Pëshpëritja botës ëndrrat” është vetëm fillimi i asaj që unë do të vazhdoj ta bëj, sepse dashuria për poezinë dhe librin asnjëherë nuk më është shterrur, ajo veç po shtohet.

Andaj, falënderoj secilin prej jush që më nderuat në këtë ditë kaq të rëndësishme për mua!

28.10.2022

You Might Also Like