Gjilan

Për 24 orë mblidhet shuma për operimin e Fidan Arifit

24- vjeҫari Fidan Arifi nga Pogragja e Gjilanit, para dy ditëve kishte një aksident me motorrin e tij duke mbetur me lëndime të mëdha dhe serioze.

Arifi njiherit ishte sportist i motoqiklizmit, i cili kishte një talent të rrallë por në aksidentin e ndodhur Arifi lëndohet shumë seriozisht.

Nga lëndimet e marrura, Fidan Arifi duhej ti nënshtrohet disa operacioneve, por kushtet financiare nuk e përballonin.

Shumë familjar, shokë e qytetar me shpejtësi organizojnë duke hapur xhirollogarinë dhe një duke organizuar një takim ku mundeshin të gjithë të interesuarit ta ndihmonin me mjete financiare kosto e cila ishte 50 000 euro.

Mbrenda 24 orëve kjo shumë arrihet duke treguar qytetarët Gjilanas edhe një here humanizëm të madh, duke i mundësuar Fidan Arifit të bën operacionet e para të cilat duheshin të bëheshin mbrenda 24 orëve pas aksidentit.

Vëllau i Fidan Arifit, Bajram Arifi, ka falenderuar të gjithë ata që në këto momente i kanë dalur në ndihmë vllaut të tij.
“Familja Arifi nga zemra e falenderon cdo person që në këto momente të vështira për familjen tone na u keni gjetur në mënyra të ndryshme. Falimnderit të gjithë ata që kanë ndarë kafshatën e tyre të bukës për shërimin e vëllaut tone, zoti ju shpërbleft familjet e juaja më të gjitha të mirat e tij”.

Fidan Arifi sot në orët e hershmë të mëngjesit ka bërë dy operacione në spitalin e Tiranës dhe gjendje e tij është stabile, ndërsa mbrenda 24
orëve të ardhshme do të bën edhe një operacion delikatë.

You Might Also Like