Të Hënën më 17.02.2025, në nderim të festës së Pavarësisë së Kosovës do të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve e legjendave të futbollit të qytetit të Gjilanit që kanë mbrojtur me suksese e krenari fanellat e dy klubeve të qytetit, Gjilani e Drita.
Këtë e ka bërë të ditur Arben Zeqiri, ish-lojtar i të dy ekipeve, i cili njëherit është edhe organizator i kësaj ndeshje e në këtë turne janë të ftuar edhe dy ekipet e veteranëve të KFV Drenica e KFV Kumanova. Sipas Zeqirit ky aktivitet është mundësuar falë përkrahjes së pakursyeshme të Kushtrim Zeqirit, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.
Ndeshja do të nis në ora 13 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. /kryelajmi.com/.