Portieri i Dritës, Faton Maloku, ka përfunduar sezonën pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89′.
Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Faton Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Javën që vjen pritet që Fatoni t’i nënshtrohet operimit.
Klubi FC Drita i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë.
“Forca FATON, të presim edhe më të fortë”, është thënë në njoftimin e FC Drita.