Gjilan

Përfundon procesi i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit

Ka përfunduar buxhetimi me pjesëmarrje, “Merr pjesë, vendos”, nismë e filluar vitin e kaluar si praktikë të mirë nga Aktiviteti Kontrata Sociale në bashkëpunim me USAID-in.
Projekti është realizuar në shtatë lokalitete.
Pas organizimit të dëgjimeve publike dhe marrjes së propozimeve nga qytetarë, është vazhduar me fazën e votimit të propozimeve për projekte.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tha se buxhetimin me pjesëmarrje e vazhduan këtë vit me Malishevën, Livoçin e Ulët, Velekincën, Kravaricën dhe tre grupet e komuniteteve jo shumicë.
Sipas saj 280 mijë euro do të shpenzohen për realizimi e këtyre projekteve.
“Buxhetimi me pjesëmarrje, si forma më demokratike dhe proaktive e buxhetimit siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrjen komunale duke vendosur përmes votimit të tyre të drejtpërdrejtë për projektet e propozuara nga vetë ata”, tha Herolinda Murati-Leka.
Sipas saj më shumë fonde dhe më shumë lokalitete e grupe ishin të përfshira këtë vit.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, shtoi
se 150 pjesëmarrës ishin në takimet e para të dhënies së propozimeve në buxhetimin me pjesëmarrje.
Ndërsa 209 pjesëmarrë ishin në takimet e dyta, gjegjësisht në takimet ku janë votuar projektet fituese.
Numri total i pjesëmarrësve në dy takimet ne Buxhetimin me pjesëmarrje ishte 359.

You Might Also Like