Gjilan

Përfunfundoi procesi zgjedhor i LDK-së në  nëndegën e Bresalcit

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së i nëndegës në fshatin Bresalc, me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit.
Kuvendi zgjodhi kryetarin, kryesinë dhe delegatët.
Sipas agjendës zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë më 30 qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen dyzet e katër (44) nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.
Apelojmë për pjesëmarrje në zgjedhje e vendimmarrje në të gjitha nëndegët dhe gjatë gjithë muajit të zgjedhim me LDK.
Urime nëndegëve, urime të zgjedhurve!
Vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët me LDK-në, potencialisht vlerë politike dhe demokratike!

You Might Also Like