Gjilan

Po “lulëzojnë” mbeturinat

Gjilani është qytet pa Drejtori të Inspeksionit, gjë e cila po ndikon që mbeturina të ketë kudo. Riad Rashiti, ish- drejtor për Zhvillim Ekonomik, thotë se karriga e zbrazët e inspeksionit ka bërë që të “lulëzojnë” deponitë e egra.

“Kjo gjendje është shqetësuese nga mungesa e përgjegjësisë institucionale, rasti i shuarjes së drejtorisë së inspeksionit nga kjo qeverisje komunale, ka bërë që një pjesë e qytetit të Gjilanit të duket një vend fantazmë…në veçanti vendi tek ish baza e ushtrisë amerikane e quajtur kampi “Monteith””, ka thënë Rashiti, që ka shtuar se qytetarët e Gjilanit po e ndjejnë rëndë kundërmimin e këtij pushteti, që aspak nuk i intereson për një jetë normale njerëzore.

Sipas tij, ambienti në rrethinën e Gjilanit është totalisht jashtë kontrollit dhe mbikqyrjes institucionale, janë krijuar dhjetëra deponi të egra që nga disa qytetarë dhe biznese të papërgjegjshme të cilët hudhin ku të munden mbeturinat, ndërsa nuk ka asnjë mekanizëm dhe masë ligjore që mund të merret ndaj tyre, prandaj sot e kemi këtë mjerim ambiental në Gjilan.

 

You Might Also Like