Fshati Ponesh në komunën e Gjilanit çdo ditë e në rritje për nga numri i banorëve, fshat me shumë perspektivë, mirëpo edhe këto zgjedhje lokale, fshatin Ponesh e gjejnë me probleme të vjetra. Infrastruktura rrugore po shfaqë mjaft probleme për fshatarët, e sidomos në stinën e dimrit, ku problemet janë më të theksuara dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e vështirë. Fshatarët apelojnë te të gjithë kandidatët për kryetar të komunës së Gjilanit që ta trajtojnë këtë problem me seriozitet, dhe shprehen optimistë që deri vitin e ardhshëm të eleminohet ky problem! /kryelajmi.com/
Albin Zharjani