Futboll

Portieri Jasir Bajrami ndahet me KF Vllaznia

Krahas ardhjeve të reja, KF Vllaznia ka hapur edhe dyert e ‘lamtumirës’. Jasir Bajrami është futbollisti i rradhës që është ndarë me klubin nga Pozherani, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar vetëm Bajrami, i cili ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe u është drejtuar tifozëve “Tigrat” me rastin e largimit.

“Që nga sot nuk jam më pjesë e Vllaznisë së Pozheranit. Dua ti falenderoj drejtuesit e klubit për korrektësinë dhe tifozët ‘Tigrat’ për përkrahjen gjatë kohës sa isha pjesë e klubit. Rezultatet e mira do të vijnë për Vllazninë dhe për këtë nuk kam diskutim, vetëm duhet punë dhe disiplinë”, deklaroi Bajrami.

Bajrami u rikthye te Vllaznia e Pozheranit gjatë afatit kalimtar të verës, pas aventurës që kishte patur herën e parë në Ligën e Parë dhe në Superligë me ekipin nga “Ibrahim Kurteshi”.

You Might Also Like