Nt/ Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike e që / gurthemeli i saj ishte vënë nga fundi i vitit 2016/, përfaqësuesit e qeverisë por edhe punëkryersi u zotuan se ky objekt do të kryhët në afatin e paraparë.
Dy zëvendës ministra të Qeverisë së Kosovës Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti e kryesuesi I Kuvendit Naim Pira,
kanë inspektuar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan. Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike e që gurthemeli I saj ishte vënë nga fundi I vitit 2016, përfaqësuesit e qeverisë u zotuan se ky projekt do të jetë ndër projektet me prioritet, me qëllim që nxënësit e këtij lokaliteti, të kenë mundësin ti ndjekin mësimet në kushte sa më të mira pasi që objekti i vjetër ekzistues ku mbhët mësimi as pëe së adëemi nuk i plotëson kushtet për zhvillim normal të mësimit, sepse paraqet rrezik për jetën e nxënësve dhe personelit arsimor për shkak të vjetërsisë së tij .
Sami Hajdaraj zv. ministër në Administratën Publike, u shpreh se nga ana e ministrisë, do ti japin mbështetje të madhe për finalizimin përkatësisht përfundimin me kohë dhe në afat të tij. Ai u shpreh se nuk ka pengesa që mund ta ngadalësojnë dinamikën e punës. Edhe përfaqësuesi i kompanisë ”AREA” nga Hodonoci I Kamenicës, që është punëkryerse e që perfaqësohej nga Rexhë Morina u shpreh se projekti do të përfundoj në fund të vitit
tjetër, që nënkupton edhe fillimin e mësimit në objektin e ri. E Kryetari i komunës Sokol Haliti, kërkoi që shkolla të jetë e gatshme për nxënësit në shtator të vitit të ardhshëm.
Kërkesa e kryetarit Haliti u mirëprit edhe nga e përfaqësuesve të ministrisë gjë që edhe punë kryesi u dakordua që të rrisë dinamikën e punëve dhe shkolla e re për nxënësit e Pozharanit të jetë e gatshme më 1. Shtator të 2019.Aziz Zuka