Gjilan

Punëtorët e Kompanisë Publike “Eco – Higjiena”, në mëshirën e fatit

Tani po bëhen dy muaj dhe tenderi për Shërbime Publike nga ana e Komunës së Gjilanit, gjegjësisht kontrata për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ende mbetet e pa nënshkruar.

Siç dihet, këtë kontratë deri më tani e ka pasë Kompania “Eco – Higjiena”, për të cilën, shërbimet i kanë kryer mbi 35 puntorë.

Mos interesimi dhe inferioriteti i Komunës ka shkuar aq larg sa që zyrtarët e saj as që qajn hallin për fatin e kësaj kontrate apo këtyre puntorëve.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon me neglizhencë e cila shihet se është pengesë për zhvillimin e Kompanisë Eco – Higjiena, e lëre më të mbrojë interest e puntorëve në këtë ndërmarje.

Zyrtarët komunal, nuk është që s’kanë interesa, sepse kur vie në shprehje çështja e punësimeve të familjarëve të tyre, apo mos të flasim për interesa tjera të përfitimeve ekonomike që kanë në këtë ndërmarje.

Duke e parë gjithë këtë gjendje rreth fatit të mbi 35 puntorëve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkon llogaridhënie nga Drejtori I Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi I Drejtoreve nga pjesa Publike, për gjendien e krijuar dhe pa aftësi totale të tyre për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe kompanisë në përgjithesi.

Komisioni për Shërbime Publike

You Might Also Like