Viti

QKMF në Viti nga sot është bërë edhe me tre specialistë të Mjekësisë Familjare

Kështu ka njoftuar drejtoresha Vjollca Kadolli.

“Dr. Artë Gashaj, dr. Agim Veliu dhe dr.Faruk Sejdiu përfunduan specializimin në Mjekësi Familjare, specializim të filluar tre vite më parë.
Tanimë kemi arritur në kuotën e 13 specialistëve të Mjekësisë Familjare në Viti dhe dalëngadalë po kompletohemi për të filluar edhe zbatimin e programit të MSH për përzgjedhjen e mjekut familjar dhe listën e pacientëve.
Vazhdojmë së bashku në rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

You Might Also Like