Shkruan: Dr. Arben Maliqi
Racizmi në sport ka qenë një çështje e përhapur në të gjithë botën, dhe në veçanti racizmi ndaj afro-amerikanëve. Grupet e fansave në sport dinë të jenë shumë ofendues ose me një fjalë “racist”, ndaj kundërshtarit në momentin kur ekipi ose sportisti i tyre i preferuar është duke humbur.
Pra, racizmi është paragjykimi, diskriminimi ose antagonizmi i drejtuar kundër një personi ose populli në bazë të anëtarësimit të tij, në një grup të veçantë racor ose etnik, tipikisht një grupi pakicë ose të margjinalizuar.
Thënë decidivisht, racizmi njihet si cenim i dinjitetit themelor njerëzor dhe shkelje e të drejtave të njeriut!
Andaj, heronjët (futbollistët) tanë, vepruan plotësisht drejtë dhe të vendosur, për arsye se, kur të jenë në pyetje dinjiteti kombëtar, çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë!
Forca Kosovë!