Gjilan

Rapuca: Ndihmat janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!

Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ku janë shpërndarë 500 pako me ushqime dhe mjete higjienike.
U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca, tha se: Së fundmi, është përhapur një lajm i pavërtetë, kinse kemi shpërndarë ndihma me miell dhe vaj për qëllime politike gjatë periudhës së fushatës.
“Sqarojmë se as kryetari i komunës dhe asnjë figurë tjetër që mund të jetë pjesë e garës politike nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti. Këto ndihma janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga VETËVENDOSJE!”, tha Rapuca.
Më tej u.d i drejtorit shtoi se për të ilustruar vazhdimësinë dhe përkushtimin e tyre në sektorin social dhe shëndetësor, tregoi disa të dhëna konkrete për punën e realizuar ndër vite: Mbështetja për lehonat: në vitin 2023 për 436 raste ishte 56 mijë e 300 euro. Në vitin 2024 për 249 raste ishin 70 mijë e 500 euro. Gjithsej për 727 raste mbështetja ishte 126 mijë e 800 euro.
Mbështetja me barëra në vitin 2022 ishte për 770 raste në vlerë prej 85 mijë e 630 euro. Në vitin 2023 për 906 raste në vlerë prej 118 mijë e 280 euro. Ndërsa për vitin 2024 për 686 raste mbështetja ishte 86 mijë e 860 euro. Gjithsej ishin 2 mijë e 362 raste në vlerë prej 290 mijë e 770 euro.
U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapuca, tregoi se ndihma momentale është 3 mijë pako ushqimore (përfshirë këto të fundit), 1 mijë e 300 pako higjienike dhe 500 pako veshmbathje.
Ajo tregoi edhe për banim, ku janë 8 shtëpi të reja të ndërtuara, 72 banesa të reja sociale (në pritje të aprovimit final), 2 objekte banimi social në renovim (vlera e projektit: 430,000 €).
U.d i drejtorit të SHMC-së, thekson se është paguar qera për banim në mbështetje të familjeve pa shtëpi. Në vitin 2022 për 57 familje në vlerë prej 59 mijë e 160 euro. Më 2023 për 52 familje në vlerë prej 54 mijë e 240 euro dhe në vitin 2024 për 50 familje në vlerë prej 52 mijë e 80 euro.
Ai tha se po ashtu është siguruar edhe material shkollor për nxënësit e familjeve në nevojë sociale:
Mbi 450 nxënës janë pajisur me çanta dhe material shkollor gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Hekuran Rapuca, tha se po ashtu është bërë punësimi i personave me nevoja të veçanta: Janë ndarë 50 mijë euro për subvencionimin e punësimit të personave me nevoja të veçanta.
“Ka ende shumë punë dhe projekte të tjera që kemi realizuar, të cilat ndikojnë direkt ose indirekt në përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë. Mbështetja institucionale ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Lajmet e pavërteta, të qëllimshme dhe dezinformuese, nuk kalojnë”, tha u.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca,

You Might Also Like