Gjilan

Rinia, studentet e studentët, masivisht për ndryshim më 17 tetor

Në takimin që mbajtëm me studentë, na njoftuan për problemet e shumta që po hasin në nxënien e dijes. Orari i shkurtër i bibliotekës, mungesa e literaturave të nevojshme, përkrahja e zbehtë komunale e shumë probleme të tjera tregojnë që mbështetja institucionale ka munguar.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ema Aliu, Mimoza Kadriu e Laurant Shabani, u zotuan para tyre se me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, arsimi do të jetë prioritet. Mësimi dual, ku nxënësve e studentëve do i’u mundësohet mbajtja e praktikës, pasurimi i bibliotekës me tituj të rinj, funksionalizimi i shkollës së bujqësisë, si dhe punësime meritore e me kritere në arsim, ishin vetëm disa nga pikat e programit për arsimin, e për qeverisje më të mirë.
Rinia, studentet e studentët, masivisht për ndryshim më 17 tetor!

You Might Also Like