Po vazhdojnë punimet e rinovimit të shkollës në fshatin Pogragjë. Për të parë ecurinë, e punëve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun.
“Në rinovim e sipër edhe SHFMU “Liria” në Pogragjë, një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të kushteve në arsim”, tha Alban Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi se aktualisht, në këtë shkollë po punohet intensivisht për rinovimin e çatisë dhe fasadës së jashtme, ndërsa riparimi i plotë i ambientit të brendshëm veçse ka përfunduar.
Më tej kryetari Hyseni, shtoi se ky investim synon të krijojë një mjedis më të sigurt, më të ngrohtë dhe më të përshtatshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.
“Arsimi mbetet prioritet dhe çdo shkollë që përfiton nga këto përmirësime është një hap më afër të ardhmes që duam për fëmijët tanë”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.