Komuna e Gjilanit ka mbajtur manifestimin tradicional “Sportisti i Vitit”, me ç’rast janë shpërblyer më të dalluarit për vitin 2023.
Të arriturat në garat vendore dhe ndërkombëtare janë vlerësuar edhe te klubi i Gjilanit, që më vete mori disa çmime.
Komisioni Vlerësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndarë çmimin e “Punëtorit Sportiv të Vitit” për Drejtorin Menaxhues të klubit, Drilon Sylejmani.
Ndërkohë, futbollisti Oltion Bilalli është përzgjedhur në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluar të vitit.
Sport Club uron të gjithë të dalluarit nga klubi ynë si dhe u dëshiron shumë suksese në vazhdim, duke shpresuar në një vit edhe më të mbarë.
