Futboll

SC Gjilani mbajti stërvitjen e parë më 2023

Gjilani ka filluar përgatitjet për edicionin pranveror pas riorganizimit të klubit.

Pas stërvitjeve trajneri Zekirija Ramadani ka folur duke thënë se të gjithë kanë pasur marrëveshje me klube tjera, por nuk janë pishman që i kanë prishur ato dhe janë rikthyer te Gjilani.

“Për momentin i gjithë ekipi është këtu. Ndoshta edhe unë kam pas ndonjë marrëveshje me dikë, por kam pritur deri në momentin e fundit se çfarë do të ndodhë me Gjilanin. Është e vështirë ta lësh një projekt në gjysmë. Të gjithë futbollistët që i kanë prishur të gjitha marrëveshjet që i kanë pasur me skuadrat tjera dhe janë rikthy prapë te Gjilani nuk do t’i bien pishman deri në fund”, ka deklaruar Zekirija Ramadani.

Tutje trajneri shkupjan tha se do të synojnë të përforcohet me dy futbollistë në tregun e transferimeve.

“Nuk na ka thënë as jo e as po, por për momentin e dini që afati kalimtar në janar është mjaftë i vështirë edhe të gjithë skuadrat tjera i kanë pasur sytë te Gjilani se mos nuk po organizohemi dhe të marrin përforcime nga skuadra e jonë, kështu që u prishën planet e tyre”.

“Tani është shumë e vështirë për të gjetur përforcim. Por unë mendoj që një ose dy mund të transferojmë”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like