Futboll

SC Gjilani me fokus maksimal në seancën e fundit stërvitore para sfidës ndaj Llapit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin kampional ndaj Llapit, të cilin e zhvillon në vikend në shtëpi.

Ekipi ka qenë në ritëm gjatë gjithë javës duke performuar nën urdhërat e stafit në përgatitjet e ndeshjes kundër Llapit. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion dhe ka dëshmuar që janë të fokusuar për këtë përballje.

Dueli ndaj Llapit është i katërti në këtë edicion garash me ekipin që ka marrë dy fitore dhe ka barazuar në një duel tjetër. Njëherit ky është dueli i parë final në fazën e katërt të kampionatit.

  

Asnjë mungesë për ballafaqimin e së dielës, i cili fillon nga ora 15:00.

You Might Also Like