Futboll

SC Gjilani po përgatitet nën urdhrat e Alban Hysenit

SC Gjilani po përgatitet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për ndeshjen që do ta zhvillojë në kuadër të UEFA Conference League ndaj ekipit nga Luksemburgu, Progrés Niderkorn. Pas largimit të Zekirija Ramadanit, i cili karrierën e kryetrajnerit do t’a vazhdojë në Arabinë Saudite në Ligën e parë të atjeshme, rolin e kryetrajnerit është duke e mbajtur Alban Hyseni, i cili do t’a mbajë këtë post, ngase deri më tashti te Gjilani nuk ka ndonjë emër që do të mund t’a zëvëndësonte atë.

Stafi i lojtarëve ka mbetur po ai i njëjti që ishte nga viti i kaluar dhe deri më tashti nuk ka ndonjë lëvizje, as sa i përket largimeve as sa i përket afrimeve. Në stërvitje janë parë të gjithë lojtarët duke stërvitur, me përjashtim të Mevlan Zekës që është lënduar në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll ndaj Prishtinës, por që pritet që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë që do të luhet në Luksemburg.

Në SC Gjilani, besojnë se me ekipin që kanë mbase do të mund të kalojnë pengesën e parë në Europa Confernce League, derisa ekipi cili ekip që kualifikohet tutje do të ketë punë të vështirë me kundërshtarin nga Danimarka./kryelajmi.com/.

You Might Also Like