Sport Club Gjilani njofton se do të hap vetëm sektorin për tifozërinë vendase për duelin kampional përballë FC Drita.
Tribuna qendrore e stadiumit sintetik do të jetë e hapur vetëm për tifozërinë vendase, ndërkohë kërkojmë mirëkuptim për tifozët të cilët nuk do kenë mundësi të pajisen me bileta.
Biletat mund t’i blini afër stadiumi ndihmës dhe kushtojnë 3 euro për person.
Asnjë person nuk do të mund të blej më shumë se një biletë dhe ndalohet rreptësisht shitje e mëtutjeshme e tyre në duar.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.