Futboll

SC Gjilani vendoset në Mavrovë, vëllezërit Keita në pritje të vizave për udhëtim në Maqedoninë Veriore

Gjilani fazën përgatitore gjatë kësaj vere do t’a zhvillojë në Maqedoni, por në listën e atyre që udhëtuan nuk figuruan emrat e dy lojtarëve nga Bregu i Fildishtë, vëllezërve Keita Rezak dhe Keita Aziz.

Dy lojtarët nuk kanë mundur të pajisen me viza të Maqedonisë, andaj pritet që në ditët në vijim ata të pajisen me viza dhe t’i bashkëngjiten pjesës tjetër të ekipit.

Zyrtarë të SC Gjilani kanë theksuar se klubi ka aplikuar në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë që të pajisen me viza vëllezërit Keita dhe sipas tyre që nga nesër presin që t’u mundësohet vëllezërve Keita të jenë pjesë e ekipit udhëtues.

Edhe në stinorin e kaluar, Aziz dhe Rezak Keita kishin patur probleme me leje të qëndrimit, por  në Kosovë, andaj në ndeshjen e fundit ata nuk kishin mundur të paraqiten ne ndeshjet vendimtare. Ata u kthyen në ndeshjen e barazhit dhe ishin përcaktues për mbetjen e Gjilanit në Superligë. Aziz ishte shumë i mirë në mbrojtje dhe mesfushë, kurse Rezak ishte autor ii golit të vetëm në atë ndeshje.

Ndryshe, Sallah Sherifi, drejtor i Klubit ka theksuar se SC Gjilani është vendosur në Mavrovë të Maqedonisë Veriore dhe presin që në ditët në vijim të bashkëngjiten edhe vëllezërit Keita dhe deri në arritjen e tyre ata do të punojnë në Gjilan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like