Viti

Seancë solemne e Kuvendit të komunës së Vitisë për nderë të 20 -vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne për nder të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Gjatë kësaj seance, në veçanti është folur për sakrificën e familjes Jasharaj për lirinë e Kosovës, duke e çmuar lartë kontributin e kësaj familje por edhe të gjithë dëshmorëve. Seanca solemne filloj sot në një minutë heshtje për të përkujtuar familjen Jasharaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës.

Më pas, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira mbajti një fjalë rasti, ku mes tjerash tha se pas ngjarjeve të marsit të 98-së që u zhvilluan në familjen Jasharaj, u mobilizuan edhe më shumë shqiptarët duke qenë të vendosur të japin fund shtypjes së këtij populli. “Kjo betejë përcaktoj të ardhmen e shqiptarëve duke u’a ka kthyer dinjitetin dhe vendosmërinë që të mos lëshojnë pe në kauzën e tyre. Kjo betejë u bë frymëzim për çdo atdhetar që edhe më shumë të punohet për liri të vendit pa marrë parasysh çmimin që duhet të paguaj për të”, u shpreh kryesuesi Pira.

E duke folur në këtë tubim zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se “Njarjet e para 20 viteve që ndodhën në familjen Jasharaj në Prekaz, kishin mobilizuar të gjithë shqiptarët. “Dhembja, por

edhe krenaria për Prekazin, kishte ngritur në këmbë të gjitha forcat liridashëse anembanë trojeve etnike të Shqipërisë dhe në mërgatë.

Kjo i dha hovë edhe më të madh rritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu përgjigjur kushtrimit të Atdheut nga bijtë dhe bijat më të mirë nga anembanë Shqiptaria.

Ky përkushtim, me amanetin e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan, dha fryt lirinë e këtij vendi , të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha ndër tjerash zv. Kryetari Aliu. Pas seancës solemne të Kuvendit, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh, tek varrezat e dëshmorëve në Viti. Aziz Zuka

You Might Also Like