Futboll

Sejdiu: Barazuam, por mundëm edhe të fitojmë

 

Gani Sejdiu, kryetrajner i Ferroniklit është ndarë i kënaqur me pikën e fituar, por ai  është shprehur se ekipi i tij ka mundur t’a fitojë edhe tërë ndeshjen, sidomos në pjesëolojën e dytë, kur patën raste më shumë.

“Është një barazim real, por në bazë të rendimentit në fushë dhe rasteve është dashur t’a fitojmë takimin. Në këso kryendeshje duhet të jemi të kënaqur edhe me një pikë të importuar. Në momentin kur e kishim lojën nën kontroll pësuam gol aksidental e kundërshtari pati ngritje në moral. Me disa ndryshime që bëmë në pjesën e dytë lojës i dhamë tjetër kahje, barazuam me kohë dhe patëm kohë edhe për shënuar e njëkohësisht edhe për të pësuar. Nëse bëjmë një analizë gjenerale, barazimi është real”, ka thënë Gani Sejdiu, kryetrajner i Ferroniklit./Kryelajmi.com/.

You Might Also Like