Viti

Sektori i ndërtimit, sektor familjarizmi

 

Lëvizja Vetëvendosje! në Viti, përmes një komunikate për medie, ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes komunale për siç thonë ata, manipulimet e mëdha të qeverisjes aktuale me sektorin e ndërtimit në këtë komunë.  Në komunikatën e plotë të lëshuar për medie  të LVV ndër të tjera thuhet:

“Sektori i ndërtimit në komunën e Vitisë, ka qenë pikë më se i rëndësishëm për kryetarin e komunës z. Haliti, madje taktikisht duke  ofruar afër vetës ekip të pa përvojë-dobët në menaxhim e realizim ka arritur të eliminoj konkurrencën në subjektin e tij, dhe kësisoj të vendosë në mënyrë vetanake. Kjo i ka shërbyer  në mënyrë brilante që më lehtë ti manipuloj si dhe  duke i trajtuar si fëmijë ka arritur të implementojë planin e tij dinak. Kjo mënyrë e paraqet karakterin e një zhvatësi e përfituesi politik e ekonomik dhe për më keq i gjithë dështimi po vie në emër të një qeverisje kredibile e transparente dhe që fatkeqësisht një pjesë e qytetarëve dhe bashkёpunёtorёve të tij s’po e kuptojnë.  Kryetari Sokol Haliti, këtu në ﴾sektorin e ndërtimit﴿ i ka bazat më të mëdha të përfitim personal e familjar njëherit duke mos u lanë aspak qasje në këtë sektorë as ligjit as bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

 

Kryetari aktualisht është qendra e padiskutueshme e gjitha manipulimeve dhe padrejtësive dhe të gjitha të metat pa turp ia reflekton ekipit të tij ndërsa për të gjitha përfitimet financiare-materiale që në shifër janë të mëdha ka linjë të veçantë, pra, në adresën e vet dhe biznesit së tij.

Kryetari Sokol Haliti, edhe përgjatë kohës së mëhershme sa ishte si drejtor bujqësie shquhet për masë të gjerë të keqpërdorimeve dhe manipulimeve, dhe përmes veprimeve që kishte ndjekur ai kishte arritur për tu quajtur njeri dinak. Ndërsa tashmë sa mbanë pozitën e kryetarit ka instaluar një frymë të padrejtë dhe dihet mirëfilli se në çfarë mase manipulon me sektorin e ndërtimit, si sektorë mjaftë profitabil. Këtu aspak nuk duhet përjashtuar manipulimet e tij në transferimin e punimeve tek firmat tjera ndërtimore vetëm e vetëm për të përfituar materialisht. Komuna sipas logjikës së tij shihet si objekt privat me të cilën mund të bësh çdo gjë.

 

Tash qartazi po ju cekim disa shembuj të përfitimeve në sektorin e ndërtimit.

 

Dihet mirëfilli dhe qartë se ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Beguncё, në çfarë manipulimesh dhe padrejtësish është përcjellur. Pra dihet saktësisht se kush e fitoi juridikisht e kujt iu transferuan punimet praktikisht. Kryetari Haliti, përmes vëllait të tij ka kryer të gjitha punët me grupe punuese si dhe ka tejkaluar punët praktike tek kompanitë tjera. Kryetari Haliti, mban përgjegjësi juridike për gjitha padrejtësitë që është duke ia shkaktuar komunës së Vitisë.

Pastaj prishja e objektit- postës së vjetër si dhe ndërtimi i objektit në vendin e saj ku tashmë është i vendosur institucioni mikrofinanciarё “Finca”, është bër pa projekt nga vëllai i kryetarit dhe e cila njëherit bie ndesh me rregullin e urbanistik. Për më keq vet kryetari z. Haliti, merr pjesë në prerjen e shiritit të objektit pa leje ndërtimi. Kjo tregon për mos kokёqarsinё e tij për shkeljet që i realizon. Pjesën më të madhe të punës ia destinon vëllait të tij, për këtë flasin argumentet të cilat i kemi në dispozicion dhe të cilat mund të ndikojnë pozitivisht që prokuroria një ditë të ketë bazë për proces gjyqësorë

Objekti që po ndërtohet në vendin e ish cafeterisё “Blue-Sky”, punimet po i zhvillon vëllai i kryetarit Haliti, ku kryetari po i siguron favore për leje ndërtimi në të cilat shkelen të gjitha kriteret urbane, njëherit për shkak të mos respektimit të rregullave në zhvillimin e punimeve edhe qytetaret po ndjehen në në hall të madh.

Pastaj objekti kapital “Arbëri” është ndërtuar në dy etazhe pa leje ndërtimore. Pra, kjo qeverisje më shumë shkon për interesin familjarë e klanorë sesa për obligimin dhe nevojën qytetare. Kështu që pjesa më e madhe e ndërtimeve në komunën e Vitisë, përpos që zhvillohen pa mbështetje ligjore ato njëherit iu transferohen individëve vetëm për qëllime materiale.

Nuk ka vende ndërtimi në komunën e Vitisë me interes ku nuk është e përfshirë firma e ndërtimit  familjar e kryetarit z. Haliti, ku në të gjitha rastet nuk kanë leje ndërtimi sepse ku ka leje përfitimi është me i vogël.

 

Qytetarët e Vitisë kanë nevojë për ndërtim dhe kryetari Haliti, është i thirrur për t’iu plotësuar kushtet qytetarëve për të marre lejen e ndërtimit konform nevojave të tyre në harmonizim me planin urbanistik të Vitisë. Ndërtimi pa leje përveç se po e dëmton arkitekturën e qytetit po dëmton edhe buxhetin e komunës duke mos i paguar taksën për lejen e ndërtimit.

 

Qytetarë të Vitisë, kjo është mënyra e punës së kryetarit tonë si një përfitues klasik dhe i sofistikuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! posedon të gjitha të dhënat, dëshmitë për punën e kryetarit edhe në sektorë të tjerë si prokurim, shërbime publike, arsim etj. Kryetari Sokol Haliti, si gjithnjë tejkalon ekipin e tij dhe për çdo gjë ai vet vendosë, pra, vet matë, vet pret, madje edhe vet qep, dhe për fatkeqësi kjo mendësi shkon  pa penguar duke realizuar përfitime të majme që qytetarët e rëndomtë nuk e kanë idenë e këtyre përfitimeve .

 

Kjo qeverisje maksimalisht duhet merr ndëshkim elektoral mbase në mënyrën siç zhvillohet veç çka rëndon jetën e qytetarëve vitias. Ngjashëm si sektori i ndërtimit zhvillohet edhe sektori i arsimit, i cili pёrshkak të punësimeve të militantëve të tij ka shkelur e montuar çdo konkurs publik. Kështu nuk shkon dhe kështu nuk realizohet kërkesa qytetare!  Thuhet veq tjerash në këtë komunikatë të LVV-së  në Viti.Aziz Zuka

 

 

 

You Might Also Like