Futboll

Senad Jaroviq zgjedhet “Ylli i Javës”

Senad Jarovic (Gjilani) - Ylli i javës (20)

Foto: FFK

Senad Jarovic (Gjilani) – Ylli i javës (20)

Sulmuesi boshnjak i Gjilanit, Senad Jarovic, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së XX të Superligës dhe Komisioni përkatës i FFK-së e ka shpallë atë si “Yll të javës”, çmim ky që jipet pas çdo xhiroje në elitën e futbollit të Kosovës, tashmë tre stinorë.

“Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Enver Prapashtica dhe Vllaznim Visoka. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet t’i takojë Senad Jaroviçit, i cili arriti që me golat e tij ta dërgojë skuadrën e tij në avantazh dy herë dhe të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e tij, SC Gjilani, në ndeshjen kundër kampionit aktual, FC Ballkani, të cilën e fituan me rezultat 2:1,” — bëri të ditur në arsyetim për çmim FFK-ja sot.

Jarovic është lojtari i tretë i Gjilanit në katër xhirot e fundit që merr çmimin e më të mirit të javës, që tregon për ngritjen që po e bën ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu së fundi. Personalisht për atë, kjo është hera e parë që po e merr këtë çmim.

E vetë Jarovic, pas marrjes së çmimit ka thënë: “Jam shumë i lumtur për shpërblimin personal, por në radhë të parë për ekipin, sepse kemi pasur një javë të vështirë. E nisëm mirë. Patëm pak fat dhe menduam se do të shkonte gjithçka mirë. Humbëm kupën dhe pastaj ishte edhe më e rëndësishme të fitonim kundër Ballkanit. Tani kemi dy fitore në kampionat dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu.
Dua të falënderoj ekipin sepse bëmë një punë shumë të mirë. Qëndruam të bashkuar gjithë ekipi. Gjithashtu falënderime për trajnerët, të cilët na mbajtën pozitivë, sepse në këto situata nuk është gjithmonë e lehtë të rikthehesh më i fortë. Sidomos kundër Ballkanit, kampionit aktual. Mendoj se tani jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me rezultate pozitive në kampionat.
Tani kemi atmosferë shumë të mirë në ekip dhe do të arrijmë rezultate të mira. Unë besoj në ekip. Siç e dini, ne kemi një ekip të mirë. Kemi shumë lojtarë të rinj që janë bashkuar gjatë verës. Pra, fakti që kemi një ekip të mirë është i qartë, por tani kemi edhe kiminë gjithnjë e më të mirë mes nesh. Patëm një fazë të mirë përgatitore dhe, ashtu siç e nisëm, do të vazhdojmë me fitore, shpresoj

You Might Also Like