Shenohet rënje e dukurive negative- vlerësohet Siguria në shkollat e Gjilanit
Sot, së bashku me Komandantin e Stacionit Policor të Gjilanit z. Alban Ramushi, zv drejtorin i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, z. Shaban Azizi, zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale, z. Ismet Hashani dhe znj. Sahadete Sadiku nga njesiti Policia në Komunitet, takuam drejtoret e shkollave të Komunës së Gjilanit, ku u analizua dhe u vlerësua gjendja e sigurisë në shkolla, si dhe u prezentua Strategjia dhe Plani i Veprimit për parandalimin e dukurive negative.
Krahas prioritetit kryesor, cilësisë së arsimit, si prioritet do të jetë edhe më tej gjithëpërfshirja në arsim, siguria dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla.
Nazim Gagica, drejtor për Arsim në Gjilan