Gjilan

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes Huruglica me rastin e vdekjes së parakohshme të Dr. Visar Huruglica

Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Dr. Visar Huruglica, specialist i Oftalmologjisë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndonëse i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëve.

Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.

ShSKUK dhe menaxhmenti i Klinikës së Oftalmologjisë i shprehin ngushëllime familjes Huruglica, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

You Might Also Like