Gjilan

Shiu që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit e fshatra të Gjilanit

Shiu që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit e fshatra të Gjilanit.

Mëngjesi i sotëm shumë familje të Gjilanit i gjeti me dëme të konsiderueshme që shiu dhe vërshimet kanë shkaktuar në shtëpitë e tyre. Kjo është sigurisht situatë shqetësuese, e cila duhet të trajtohet nga ana e institucioneve kompetente, si ato lokale njejtë edhe ato qendrore.

Jo më larg se javën që shkoj, Qeveria konkretisht MBPZhR-ja ka ndarë 2.8milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi që u shkaktuan nga vërshimet e kaluara dhe në të njejtën kohë janë ndarë 3,000.000 të tjera për dëmet që mund të shkaktohen në vitin që vjen.

Dëmet e sotme duhet të vlerësohen të cilës natyrë janë dhe cilat janë mundësitë e kompensimit të tyre.

Por megjithatë, më lejoni ta theksoj edhe një gjë. Prej kur Gjilani po udhëhiqet nga kryetari Alban Hyseni, pastrimi dhe mirëmbajtja e lumenjëve ka qenë prioritet. Kjo pikërisht për faktin se është menduar që mund të jetë masë preventive për vërshimet që mund të shkaktojnë dëme të përmasave të mëdha, çfare jo rrallë i kemi parë në Gjilan.

Institucionet duhet të jenë në terren. Do të jenë në terren në vlerësim të dëmeve dhe mbështetje të qytetarëve.

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, deputete

You Might Also Like