ARSIMI

Shkolla “Nazim Hikmet” e Dobërqanit pasurohet me tri tabela të mençura

Në kuadër të bashkëpunimit me shtetin e Republikës së Turqisë, në shkollën “Nazim Hikmet” të Dobërqanit tashmë janë montuar dhe kanë filluar të përdoren edhe tri tabela të mençura, shumë të avancuara. Këto, janë mjete të cilat e bëjnë shkollën  moderne të digjitalizuar me teknologjinë më të fundit, ku nxënësve dhe mësimdhënësve u janë krijuar kushte shumë të mira për punë.

Kjo shkollë falënderon KFOR-in turk për angazhimin e tyre që këto pajisje, që janë donacion i shtetit të tyre.

Angazhimi i menaxhmentit dhe stafit të shkollës, si dhe bashkëpunimi i mirë i shkollës me komunitetin, organizatat dhe institucionet, në vazhdimësi po sjellin rezultate dhe investime të rëndësishme në shkollën tonë.

“Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë për të përmirësuar kushtet e punës dhe na mundësojnë të ngrisim cilësinë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja”, ka thënë Berat Dindar, zyrtar i arsimit nga komuniteti turk.

You Might Also Like