“Shpallja ” Park nacional ” i zonave të caktuara publike të Komunës së Kamenicës në veçanti të brezit kufitar me Serbin fqinje në Karaçevë ka dimension të gjerë kombëtar dhe shtetëror. Të mendohet dhe veprohet për interesa kombëtare dhe shtetërore, është të mendosh për gjeneratë të tashme, të ardhshme pa i anashkaluar edhe varrezat e të parëve të cilat do të na mallkojnë po e lamë të kalojnë në menaxhim të shteteve tjera”, ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaçevë në komunën e Kamenicë.