Libri

SHPIRT I VIRGJËR QË S’DUE TA PREKË, JE

( ASHTU SI DUE UNË )

Blerta BAFTJARI

SHPIRT I VIRGJËR QË S’DUE TA PREKË, JE

( ASHTU SI DUE UNË )

Të jem aty me ty!
jo afër … afër,
po aty në dhe me mendimet e tua,
pa fjalë… pa prekje…
veç me të rrahuna zemre
në sinapsat e mendimeve që kurrë s’pushojnë
sa me t’a njoftë aromën e trupit
jo të parfumit tand,
se më mundon

Dëshira me ndje n’mendimet e mia
asht shumë ma e madhe
se sa me të takue.

Po të ndodh kjo
druej se mund të imagjinoj
ashtu si due unë!

( ASGJA MA SHUMË SE HIQ …)

Dikur ishe gjithçka,
e sot asgja ma shumë se nji hiq
nji i pa qenë.

Hoqa këpucët
për me shkel zbathun gjurmëve të tua,
po due me ta përkëdhel vuajtjen,
me ta pa e shijue brendinë
që t’bahem mik


Ti më le pa këpucë
më shkele në zemër
aq shumë sa s’mund të arrij.

Anise lodhesha
asnjëherë s’u ndala,
nxitova për të ndjerë.
dritareve të shpirtit,
për mos me të lëndue kot.

Asgja ma shumë
shpirt i virgjër qe s’dua t’a prek
je

( SHTIREN SIKUR M/DOJNË )

.
Si maçok luftoj pa ndalë
për me mbrojtë qelqin tim
të brishtë.

Ka ende njerëz aq të mirë
që dijnë me m’lëndu

Shtiren sikur më dojnë

Më thërrasin për bukë,
E më japin hu!

Maçok dua të jem
arrogant me ata
e jo me ndjenjat e mia.

( JOLUMTURIA )

Nji shpirt isha veç
në telajon e tij,

Qetësia ime e tepërt
I zgjoi edhe egërsinat e fjetuna.
Paqes sime pa prehje


Nga mirësia e padëshirueme
në mes të rrugës u ndala
për mos me qenë më i përshtatshëm
me jolumturinë

You Might Also Like