Viti

SHQETËSUESE DEPONITë ILEGALE TË GOMAVE

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB) Viti,sot ka identifikuar vendndodhjen e deponisë ilegale,ku duken haptas edhe në foto se si janë hedhur gomat,dhe për çdo moment pritet të ndezën ato nga individë ende të pa identifikuar.
Vendndodhja është e njohur edhe për zyrtarët e institucioneve Komunale.
Vendi i deponisë gjendet në dalje të fshatit, rruga: Pozheran, në drejtim të Vitisë,skaj rrugës së asfaltuar, kthesa e dytë.
EVSB e Vitisë fton organet gjegjëse që të marrin masat parandaluese dhe ndëshkuese për individ të tillë të pa përgjegjshëm,para se të filloj ndezja e këtij grumbulli të gomave,sepse dëmet që shkakton djegia e tyre janë shqetësuese për qytetarët dhe ndotja e ajrit është e lartë, me pasoja për shëndetin e qytetarëve, veçmas të atyre të fshatit Pozheran.
Koordinatori i EVSB-së,për Komunën e Vitisë, .Imri Emërllahu.

 

You Might Also Like