Mesfushori Shqiprim Taipi i cili kishte ardhur në muajin mars te Gjilani, ka përfunduar marrëveshjen me kuqebardhët para kohës.
Mesfushori është zyrtarizuar te Jetisu FK, duke e vazhduar karrierën në elitën e futbollit të Kazakhistanit, shkruan Gazeta OLLE.
Taipi kishte ardhur me mjaftë bujë te gjilanasit, por në fund klubi e ka kuptuar dëshirën e largimit të mesfushorit.
27- vjeçari ka bërë karrierë në Kaspy Aktau më parë, por që luante në Ligën e Dytë të Kazakhistanit.