ARSIMI

Shqyrtohen mundësitë për pezullimin e mësimit dhe dislokimin e nxënësve të shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan për shkak të vjetërsisë së objektit 

 Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar sot në orët e paradites objektin aktual të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozharan, për të parë nga afër gjendjen në të cilën po vazhdon të veproj.

Për shkak të parandalimit të rrezikshmërisë në këtë objekt, sidomos pas tërmetit që ka ndodhur në Shtetin shqiptar ditën e djeshme, kryetari Haliti ka shqyrtuar mundësit bashkë me ekipin e inxhinierëve komunal, që të vazhdoj apo të marrë vendim për ndërprerjen e vijimit të mësimit në atë objekt. Po ashtu, u shqyrtua mundësia e dislokimit të nxënësve nga aty, për në shkollat më të afërta. Drejtoria e Arsimit, së shpejti do të dal me një vendim, pas këtyre rekomandimeve dhe për këtë do të ju njoftojm së shpejt

Të themi se mbi  400 nxënës të shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan nga dita e sotme e kanë ndërprerë mësimin, deri në ditën e hënë, transmeton.

Ky vendim i Komunë së Vitisë, vjen pasi objekti tejet i vjetër ku zhvillohet mësimi, ka pësuar plasaritje pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë prekur rajonin gjatë ditës së djeshme, e ku në Shqipëri ka pasur edhe viktima.

E Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, i ka thënë gazetes  se deri të hënën është pezulluar vijimi i procesit mësimor për këtë institucion, pasi nga ekspertët e strukturave të ndërtimeve, kanë marrë konstatime për rrezikshmëri për shkak të vjetërsisë së objektit dhe rrezikut që paraqet për nxënësit.

Sipas saj, nga e hëna, nxënësit do të transferohen në shkollën e mesme në Pozharan dhe të një aneks tjetër, e disa nxënës do të transferohen edhe në objektin shkollor të fshatit në afërsi në Cifllak, si zgjidhje e përkohshme.

Ndryshe nga vizita që I është bërë këtij objekti shifet se “Në disa klasa shkolla ka pësuar plasaritje pas tërmetit, e kryetari i komunës ka formuar një ekip të ekspertëve të cilët kanë vizituar dy herë objektin e shkollës në Pozharan pas tërmetit dhe na e kanë dërguar një raport, dhe kanë sugjeruar që përkohësisht të mos ketë mësim aty për shkak të rrezikut, dhe ne si institucione kemi ndërprerë mësimin deri të hënën. Nxënësit do të vijojnë mësimin nga java e ardhshme, në shkollën e mesme dhe në objektin shkollor në fshatin Cifllak,” tha drejtoresha Emini. Ajo ka shprehur shqetësimi për zvarritjen e punimeve në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Pozheran, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës.

Emini shtoi se i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit e Qeverisë që sa më shpejt të përfundojë këtë projekt i nisur tash e 4 vjet, pasi objekti i vjetër paraqet rrezik në rast të ndonjë tërmeti dhe më nuk ofron kushte për mbajtjen e procesit mësimor/Aziz Zuka

You Might Also Like