Në një postim të tijin në facebook, ministri Liburn Aliu, ka theksuar se ka përfunduar 70 përqind e autostradës së Gjilanit.
Ja postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, tani kanë përfunduar përmbi 70% të punimeve për Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit.
Paralelisht, po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese, ku po punohet maksimalisht për Finalizimin e Autostradës.
Autostrada e Gjilanit shumë shpejtë do të bëhet realitet, për ta gëzuar të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit.